Sulmuesi i NEC Nijmegen, Bas Dost, u rrëzua në fushë pa ndjenja në fushë gjatë një ndeshje të Eredivisie në Holandë.
Pas disa minutash ndihmë, ai është dërguar me urgjencë në spital, por nuk dihet ende gjendja e tij, raportojnë mediat ndërkombëtare, shkuan lajmi.net.
Kjo ndodhi në ndeshjen mes AZ Alkmaar dhe NEC Nijmegen.
Gjegjësisht, në minutën e 90-të, kur sulmuesi i mysafirëve, Bas Dost, ka rënë në fushë dhe ka mbetur i shtrirë dhe i palëvizur.
Një nga lojtarët e AZ e vuri re menjëherë dhe vrapoi për të ndihmuar dhe gjyqtari kryesor e ndali lojën.
Shumë shpejt në fushë kanë qenë edhe pjesëtarët e shërbimeve mjekësore, të cilët menjëherë kanë nisur ta ndihmojnë futbollistin fatkeq. /Lajmi.net/
Hollanda ligi mücadelesinde AZ – Nec Nijmegen maçının son dakikasında Nec’in forveti Bas Dost fenalık geçirerek kendini yere bıraktı Nec’in 2-1 üstünlüğüyle devam eden mücadele Ertelendi. Geçmiş olsun @necnijmegenpic.twitter.com/7QYNhc0IGa
— Serhat Kantoğlu (@serhatkantoglu) October 29, 2023