Sulmuesi Bleart Tolaj ishte zyrtarizuar si futbollist i Gjilanit në mbrëmjen e 1 korrikut.
Pak minuta më vonë, me postim kishte dalë edhe Ballkani i Suharekës, që kishte njoftuar se Tolaj ka vazhduar me klubin suharekas edhe për dy edicione.
Tolaj më herët kishte nënshkruar për Gjilanin kontratë dy-vjeçare.
Ai ka shpjeguar të premten gjatë ditës, se do të mbetet te kjo skuadër.
“Dua ta bëj të qartë se unë zyrtarisht jam lojtar i Gjilanit. Jam i lumtur për këtë hap në karrierën time dhe i përkushtuar maksimalisht për të dhënë gjithçka për fanellën e klubit”, ka shkruar Tolaj në faqen e tij në rrjetin social “Facebook”.
Teilen: