Sunday, 17. May 2026
Sport

Futbollistja nga Ulqini e fiton nënshtetësinë shqiptare, do ta përfaqësojë Shqipërinë

GS 19/10/2023 1 Min. Lesezeit

Alyssia Paljevic është bërë shtetase e Republikës së Shqipërisë.

Alyssia është portiere dhe aktivizohet në skuadra franceze Olympique Lyon.

Ceremonia e betimit të shtetases më të re të Republikës së Shqipërisë, Alyssia Paljevic është bërë në Bashkinë e Tiranës, njofton kryetari Erion Veliaj në rrjetin social “Facebook”, shkruan lajmi.net.

“Alyssia, me origjinë nga Ulqini dhe e rritur në Francë është KRENARIA e kombit tonë, një atlete fantastike, portiere në ekipin e Lyonit, që tashmë është jo vetëm me gjak por edhe me nënshkrim SHQIPTARE. Urime! Na bëj krenarë!”, shkruan Erion Veliaj. /Lajmi.net/

Teilen: