• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Friday, May 9, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Futsall, Kosova pëson humbje nga Gjeorgjia

11/04/2025
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Kombëtarja e Kosovës në futsall ka pësuar humbjen e katërt në kuadër të Grupit 10 për kualifikimet e Kampionatit Evropian “Euro 2026”, duke u mposhtur nga Gjeorgjia me rezultat 3:1.

Ndeshja u zhvillua në Pallatin e Rinisë dhe Sportit në Prishtinë, ku Dardanët pavarësisht përkushtimit dhe paraqitjes mbresëlënëse nuk arritën të konkretizojnë rastet e shumta që krijuan. Nga afër këtë ndeshje e përcollën edhe presidenti i FFK-së, Agim Ademi dhe përzgjedhësi i Kombëtares A të Kosovës, Franco Foda, i cili paraprakisht kishte ndjekur edhe ndeshjen e javës së 28-të të AlbiMall Superligës, Dukagjini – Ballkani.

Ashtu si në sfidën e parë të luajtur në Tbilisi, ku rezultati ishte po ashtu 3:1 në të mirë të Gjeorgjisë, të përzgjedhurit e trajnerit Agon Ramadani dominuan për periudha të gjata të lojës, por mungesa e finalizimit dhe cinizmi i kundërshtarit bënë diferencën.

Shifrat i zhbllokoi Giorgi Ghavtadze, në minutën e 16-të me një gjuajtje me vole pas harkimit nga këndi. Dardanët barazuan rezultatin në minutën e 31-të, me golin e Mërgim Dervishajt. Megjithatë, entuziazmi tek lojtarët dhe tifozët në tribuna u shua shpejt, kur Nika Kharatishvili realizoi vetëm një minutë më vonë për të rikthyer epërsinë e mysafirëve. Ndërkohë, në momentet kur Kosova po sulmonte me të gjitha forcat për të barazuar shifrat, Archil Sebiskveradze realizoi në portën e zbraztë në minutën e 38-të.


Kosova do ta mbyllë këtë cikël kualifikues me ndeshjen e fundit kundër Bullgarisë si mysafire.

Next Post

VIDEO/ Te Milani shënojnë të gjithë, kuqezinjtë triumfojnë me 4 gola në transfertën me Udinezen

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.