Edhe me ardhjen si trajner të Jose Mourinho, situata e Eduardo Camavinga te Real Madrid nuk ka ndryshuar. Mesfushori francez nuk bën pjesë në formacionin titullar të “The Special One” dhe deri tani ka dhënë një kontribut fare të vogël.
Camavinga u përfol edhe gjatë verës për një largim të mundshëm, por munguan ofertat konkrete. Foot Mercato.net zbulon se Galatasaray e ka bërë tashmë prioritet kryesor transferimin e Camavinga gjatë merkatos së janarit.
Ende nuk flitet për shifra dhe detaje ekonomike, dhe me shumë mundësi pritet të jetë transferim në formë huazimi me të drejtë blerjeje në fund të sezonit. Real Madrid pretendon 60 milionë euro për të lënë të lirë mesfushorin francez, shifër që vështirë se mund të pranohet të paguhet nga ndonjë klub, në mes të sezonit. Ndaj, huazimi shihet si opsioni më i mundshëm.