Ndonëse nuk është më aq famshme si dikur, Gana ka ende disa “yje” në radhët e saj, por as ata nuk ndihmuan në hapjen e Kupës së Kombeve të Afrikës, pasi ganezët u mundën në shifrat 2-1 nga Kepi i Gjelbërt.
Gana konsiderohej si një nga favoritët për të kaluar grupin së bashku me Egjiptin, që falë “yllit” të Liverpulit, Mohamed Salah, që shënoi me penallti në fund, mori vetëm një pikë ndaj Mozambikut (2-2).
Duhet pranuar që askush nuk donte t’i mundte, domethënë nuk shkoi aq larg sa një tifoz i kombëtares së Ganës u mundua të kalonte edhe limitet. Sipas mediave ganeze, ai ka shkuar në hotelin e kombëtares, ku ka dashur të merret me trajneri Kris Hjuton për t’i nxjerrë inatin e humbjes.
Kupa e Kombeve të Afrikës po luhet në Bregun e Fildishtë dhe një tifoz vendas ishte aq i revoltuar saqë policia u detyrua ta largonte atë nga afërsia e hotelit të ekipit kombëtar. Sa i përket kalimit në fazën tjetër, pas ndeshjeve në grupe, të drejtën për të vazhduar e kanë skuadrat që renditen në dy vendet e para, si dhe kualifikohen edhe katër nga gjashtë vendet e treta më të mira.
PANORAMASPORT.AL