Tuesday, 12. May 2026
Sport

Gani Sejdiu në krye të skuadrës së njohur në Kosovë

GS 19/06/2025 1 Min. Lesezeit

Trepça ’89 e Mitrovicës ka emëruar kryetrajnerin e ri. 

Gani Sejdiut iu është besuar timoni. 

Sejdiu është trajner i mirënjohur.

Klubi mitrovicas ka synime rikthimin në elitën e futbollit të Kosovës.

“Klubi Futbollistik Trepça’89 ka kënaqësinë të njoftojë emërimin e Gani Sejdiut si kryetrajner i ekipit tonë të parë.

Me një përvojë të pasur në futbollin kosovar dhe një vizion të qartë për zhvillimin dhe suksesin e skuadrës, Gani Sejdiu rikthehet në pankinën tonë për të udhëhequr një projekt të ri dhe ambicioz.

Besimi ynë në profesionalizmin, përkushtimin dhe aftësitë e tij është i plotë — dhe jemi të bindur se me të në krye, Trepça’89 do të ecë drejt objektivave madhore.

Mirësevjen në shtëpi, profesor!

Bashkë drejt sukseseve të reja!”, njofton KF Trepça ’89.

Teilen: