• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Friday, May 9, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Gazetari flet direkt nga Leverkuseni: Ja çka më tha Granit Xhaka menjëherë pasi u shpall kampion në Bundesliga

15/04/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Granit Xhaka ka shkruar historinë dje, pasi arriti të shpallet kampion me Leverkusenin në Bundesliga.

Leverkusen ndali dominimin e Bayernit dhe u shpall për herë të parë në histori kampion i Gjermanisë. Xhaka ishte pjesë kyçe e këtij suksesi, teksa për të ka lëvdata nga e gjithë bota, përcjell GazetaBlic Sport.

Gazetari i sportit në Blick Sport, Lucas Werder ka theksuar se ky është titulli më i veçantë në karrierën e Xhakës.

“Ai ka fituar disa tituj me Baselin dhe Arsenalin, por mendoj se ky është titulli më i madh në karrierën e tij dhe besojë se Xhaka do vazhdojë me formën fantastike që ka treguar këtë sezon edhe në Europian me Zvicrën”, tha fillimisht Werder për ‘GazetaBlic Sport’.

Më pas, Werder tha se Xhaka tregoi se transferimi tek Leverkusen ishte një hap i duhur nga ai.

“Kisha disa pikëpyetje për transferimin e tij nga Arsenali në Leverkusen verën e kaluar, por Granit Xhaka ka dëshmuar tani se ka bërë veprimin e duhur dhe më tha personalisht se është shumë special ky titull, mbi të gjitha pasi dështoi sezonin e kaluar me Arsenalin”, vazhdoi ai.

Në fund, gazetari zviceran foli edhe për festën e Xhakës me familjen e tij…

“Derisa shokët e tij të ekipit po festonin pas ndeshjes, Granit Xhaka shfrytëzoi momentin të takonte familjarët e tij dhe ishte një moment shumë emocionues për të me gruan dhe prindërit”, përfundoi gazetari zviceran, Lucas Werder.

/GazetaBlic Sport

Next Post

Xhaka nuk mjaftohet vetëm me titullin e kampionit në Gjermani, jep premtim tjetër për fansat

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.