Mesfushori i Manchester City, Rodri u shpall fituesi i Topit të Artë për vitin 2024. Ky çmim jepet edhe sipas votave të gazetarëve.
Në dhënien e pikëve për “Topin e Artë” ka marrë pjesë edhe Shqipëria, më saktë gazetari Besnik Dizdari.
Sipas emrave të shënuar më poshtë, Dizdari ka votuar me 15, 12, 10, 8, 7, 5, 4, 3, 2 dhe 1 pikë. Me më pak pikë ka votuar Granit Xhakën, teksa ka surprizuar me renditjen e Vinicius JR, me vetëm 3 pikë.
Rodri 15 pikë
Lamine Yamal 12 pikë
Dani Carvajal 10 pikë
Jude Bellingham 8 pikë
Antonio Rudiger 7 pikë
Erling Haaland 5 pikë
Lautaro Martinez 4 pikë
Vinicius JR 3 pikë
Kylian Mbappe 2 pikë
Granit Xhaka 1 pikë.
Gazetari shqiptar sipas medieve spanjolle është ankuar për këtë votim, pasi sipas tij lista ai e ka votuar yllin brazilian në vendin e dytë, por votimi e ka nxjerrë 8-tin.