Ish-futbollisti i Anglisë, Geri Lineker ka folur për “Sport BILD” teksa është ndalur tek trajneri i Bajern Mynihut, Vinsent Kompani.“Padyshim është një rrezik sepse ai nuk ka vërtet përvojë, nuk ka arritur ende në fund të zhvillimit të tij duke qenë se ai ishte menaxher në Belgjikë dhe më pas tek Bërnlej. Në figurën e Kompani nuk do të gjeni Pep Guardiolën. Por gjithashtu ai është shumë inteligjent dhe do të jetë një trajner shumë i mirë, ka sjelljen për të fituar respekt në një klub, gjë që është shumë e rëndësishme te Bajern”, tha ai.
PANORAMASPORT.AL