Gjëja e vetme e mirë në humbjen e fundit të Liverpool 0-3 ndaj Manchester City-t, ishte debutimi dhe aktivizimi si titullar i Lewis Koumas. Legjenda e të kuqve, Steven Gerrard, ka thënë fjalët më të mira për sulmuesin 21-vjeçar.
“Unë jam rritur në akademinë e Liverpool-it së bashku me babanë e tij. Babai i tij ishte një lojtar i jashtëzakonshëm, përdorte të dyja këmbët dhe ishte një lloj tjetër mesfushori; Jason Koumas. Kam kaluar momente të shkëlqyera me të kur ishim fëmijë, kur futbolli ishte argëtim, para se të bëhej serioz. Lojtar i pabesueshëm, familje e mrekullueshm”, tha fillimisht Gerrard.
“Herë pas here ishte pak i pakujdesshëm në lojë, ndaj ka ende shumë punë për të bërë, edhe pse potenciali është i madh. Por, për sa i përket angazhimit maksimal, gatishmërisë, luftës për ekipin dhe përfaqësimit dinjitoz të tifozëve e akademisë, ai nuk dukej si një lojtar i thjeshtë i akademisë; luajti si burrë. Jam krenar për të. Vërtet jam. Jam shumë i lumtur që e shfrytëzoi mundësinë.
Çfarë ndeshjeje për të bërë debutimin si titullar në Premier League! Dhe e dini çfarë? Ai e bëri veten krenar, bëri krenar edhe akademinë e Liverpool”, shtoi Gerrard.