Thursday, 27. August 2026
Sport

Gimenez, Tomori dhe Fofana jashtë Milanit edhe nëse nuk shiten! Cardinale me dorë të hekurt

GS 27/08/2026 1 Min. Lesezeit

Të tre lojtarët konsiderohen të panevojshëm dhe nuk janë përfshirë në listën e Serie A. Pronari i klubit kuqezi është i vendosur për largimin e tyre.

Gimenez, Tomori dhe Fofana janë jashtë projektit të Milanit. Nuk ka asnjë dyshim. Kjo është linja e ashpër e klubit, e konfirmuar edhe nga pronari Gerry Cardinale, sipas “Gazzetta dello Sport”. Sulmuesi meksikan, mbrojtësi anglez dhe mesfushori francez nuk bëjnë pjesë në listën e Serie A të klubit. Një sinjal i qartë që ata të gjejnë një skuadër të re.

Edhe nëse do të mbeten në Milanello më 2 shtator, pasi të jetë mbyllur merkatoja, drejtuesit e klubit kuqezi nuk do të ndryshojnë mendje për t’i riintegruar në rgupin e trajnerit Ruben Amorim, i cili faktikisht i ka “djegur”.

Situata e merkatos është ndryshe për secilin prej tyre. Gimenez dukej afër Portos, por Milani refuzoi ofertën e huazimit me të drejtë blerje për 15 milionë euro. Kuqezinjtë kërkojnë më shumë dhe duan garanci që transferimi të bëhet përfundimtar.

Për Fofana Milani kërkon 15-20 milionë euro. Francezi kërkohet nga skuadra të Premier League.

Teilen: