Tuesday, 26. May 2026
Sport

Giro d’Italia 2026 nis sot në Bullgari dhe mbyllet në Romë, pas 21 etapash

GS 08/05/2026 1 Min. Lesezeit

Giro d’Italia numër 109 do të zhvillohet nga kjo e premte e 8 majit deri të dielën e 31 majit. Janë 21 etapa, 3 ditë pushimi dhe 3466 kilometra. Nisja bëhet nga Bullgaria, 8 etapa janë për sprintierët dhe 7 me mbërritjen në malore.

Tri etapat e para janë parashikuar të zhvillohen në Bullgari. Për herë të 16-të në histori gara nis nga jashtë Italisë, si vitin e kaluar, kur u bë nga Shqipëria.

Mbërritja do të jetë në Romë. Kryeqyteti italian, që ka qenë prezent që në edicionin e parë të Giro d’Italia, në 1909-ën, pret mbylljen e eventit për herë të 8-të, e 4-ta radhazi që nga 2023-shi.

Sinteza: 1 garë kronometri individuale në terren të sheshtë prej 40.2 kilometrash, 8 etapa në terren të drejtë, 7 etapa maloresh mesatare dhe 5 etapa në malore të fortë, me 7 mbërritje në ngjitje. Pika më e lartë do të jetë Passo Giau me 2.233 metra, që bën pjesë në etapën e 19-të. Fituesi i fundit italian i Giro d’Italia është Nibali, në 2016-ën.

Teilen: