Girona praktikisht ka mbyllur nënshkrimin e Bryan Gil, sulmues i Tottenhamit, i cili i bashkohet ekipit katalan për të mbuluar vakancën e krijuar nga transferimi i brazilianit Savinho te Manchester City i Pep Guardiolës.
Anësori do t’i bashkohet Giroans në formë huazimi për një vit me një opsion blerjeje, njofton gazetari Fabrizio Romano.
Bryan Gil (23 vjeç) do të zgjasë kontratën me Tottenhamin me një klauzolë përfundimi prej 15 milionë eurosh dhe Girona do të ketë përparësi ta nënshkruajë për këtë shumë në fund të sezonit të ardhshëm.
Që kur iu bashkua skuadrës angleze në verën e vitit 2021, ai ka luajtur vetëm 43 ndeshje zyrtare me “Spurs”.
Fillimisht ai ishte i huazuar te Valencia, ku luajti 17 ndeshje në të gjitha kompeticionet, pasi mbërriti në merkaton e dimrit, dhe më pas u kthye në huazim te Sevilla, klubi ku anglezët e blenë për 25 milionë euro.