• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Sunday, May 11, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Gjashtë ultras të Napolit janë arrestuar për sulmin ndaj tifozëve të Ajax

25/05/2023
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Autoritetet në Napoli kanë arrestuar gjashtë ultras të Napolit, të cilët dyshohet se sulmuan tifozët e Ajax-it gjatë përplasjes së tyre në fazën e grupeve të Ligës së Kampionëve në tetor.

‘La Gazzetta dello Sport’ detajon se si një numër i tifozëve holandezë u sulmuan në kryeqytetin e Campania-s më 11 dhe 12 tetor të vitit të kaluar, kur ata kishin udhëtuar për ndeshjen jashtë vendit në fazën e grupeve të Ligës së Kampionëve.

Një mbështetës i Ajax-it u godit me thikë, duke detyruar ndërhyrjen mjekësore, përcjellë lajmi.net.

Gjashtë ultras të Napolit nga grupi Masseria u arrestuan mëngjesin e sotëm, dy u dërguan në burg dhe katër u vunë në arrest shtëpie. Ata akuzohen për bashkim kriminal, armëmbajtje dhe sulm të rëndë.

Dy nga gjashtë ultrasit e arrestuar sot u gjurmuan nga policia në Genova dhe San Benedetto del Tronto, ku ishin larguar për punë.

Në të njëjtën kohë, u kryen kontrolle edhe ndaj tre personave të tjerë, dy prej të cilëve janë anëtarë të grupit Masseria ultra./Lajmi.net/

Next Post

PSG ka zgjedhur një trajner të ri

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.