• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Wednesday, July 2, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Gjashtë yje të Barcelonës do të humbasin turneun në SHBA – zbulohet arsyeja

18/07/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Barcelona pritet të ketë mungesa të mëdha të yjeve në turneun e përvitshëm para-sezonal që e mbajnë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Në një lëvizje për t’i dhënë përparësi mirëqenies fizike dhe mendore të lojtarëve të saj, Barcelona ka njoftuar se disa lojtarë nuk do t’i bashkohen turneut të ekipit në SHBA.

Mungesat më të mëdha janë yjet e Spanjës, Lamine Yamal, Pedri Gonzalez dhe Ferran Torres, të cilët shkëlqyen në Euro 2024.

Vendimi vjen pas një sezoni rraskapitës që pa ekipin të konkurronte në fronte të shumta dhe Kampionatin Evropian të sapo përfunduar.

Për më tepër, Fermin Lopez, Eric Garcia dhe Pau Cubarsi do të humbasin turneun gjithashtu, pasi po përgatiten të përfaqësojnë Spanjën në Lojërat Olimpike ‘Paris 2024’.

Nëse Nico Williams i bashkohet klubit, as ai nuk do të marrë pjesë në turneun parasezonal në SHBA.

Skuadra katalunase do të luajë ndeshjen e parë me 30 korrik ndaj Manchester Cityt, më pas me Real Madridin më 3 gusht në Nee Jersey përpara se të përfundojë turneun e tyre me një lojë kundër AC Milan më 6 gusht në Baltimore. 

Next Post

Mungon vetëm zyrtarizimi, Morata: Gati për Milanin, ja çfarë më bindi

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.