Është gjetur trupi i pajetë i futbollistit David Garcia Mitogo në Spanjë i cili ishte zhdukur prej ditësh, raporton Marca, transmeton lajmi.net.
David García Mitogo, futbollisti i Guinesë Ekuatoriale, i cili këtë sezon luajti për Atlético Arnoia de Preferente, ishte zhdukur që nga 11 maji dhe që atëherë ai është kërkuar në lumin Avia.
E pikërisht në lumin Avia u gjet edhe trupi i pajetë i futbollistit tanimë të ndjerë.
🔴 #UltimaHoraLaRegion El GES de Ribadavia rescata el cuerpo sin vida de David García Mitogo en el río Aviahttps://t.co/bo8v6J4u3i
— La Región (@LaRegion) May 23, 2023
Mitogo, i cili u formua në radhët e të rinjve të Club Deportivo La Morenica dhe Sociedad Deportiva Ponferradina.
Ai luajti gjatë gjithë karrierës së tij për Ponferradina, Teruel, Atlético Bembibre, Vittoriosa Stars, Barco, Compostela, Unionistas, Barco, Arenteiro, Pontezas, Somozas, dhe Atlético Arnoia./Lajmi.net/