Janë publikuar formacionet zyrtare për përballjen mes Gjermanisë dhe Ekuadorit, e cila zhvillohet sonte nga ora 22:00 dhe konsiderohet një nga ndeshjet më të rëndësishme të Grupit E në Kampionatin Botëror 2026.
Të dy kombëtaret synojnë një rezultat pozitiv për të siguruar kualifikimin në fazën e eliminimit direkt, ndërsa vëmendja para sfidës është përqendruar te zgjedhjet e trajnerëve për 11-shet startuese, transmeton lajmi.net.
Gjermania do të rreshtohet me skemën 4-2-3-1, me Manuel Neuer në portë dhe treshen kreative Florian Wirtz, Jamal Musiala dhe Leroy Sané pas sulmuesit Kai Havertz.
Nga ana tjetër, Ekuadori do të luajë me formacionin 4-4-2, duke iu besuar në repartin ofensiv dyshes Gonzalo Plata dhe Enner Valencia.
Formacionet zyrtare:
Ekuadori (4-4-2):
Galíndez (1) – Franco (21), Ordóñez (4), Pacho (6), Hincapié (3) – Yeboah (9), Vite (15), Caicedo (23), Angulo (20) – Plata (19), Valencia (13).
Gjermania (4-2-3-1):
Neuer (1) – Raum (22), Tah (4), Rüdiger (2), Kimmich (6) – Pavlović (5), Nmecha (23) – Wirtz (17), Musiala (10), Sané (19) – Havertz (7)./lajmi.net/