• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Wednesday, August 27, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Gjermania e fortë për Malin e Zi

27/08/2025
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Basketbollistët e Gjermanisë kanë shënuar fitore bindëse në ditën e parë të “Eurobasketit”.

Në ndeshjen e luajtur në “Tampere Deck Arena” në Finlandë, Gjermania triumfoi me rezultatin e thellë 106:76 ndaj Malit të Zi në kuadër të Grupit B.

Gjermania dominoi ndeshjen kurse shkëputjen e madhe në rezultat e bëri në çerekun e tretë, të cilin e fitoi me shifrat 33:12.

Edhe periudhën e fundit, Gjermania ishte bindëse duke e fituar me rezultat derisa çereku i parë dhe i dytë, përfunduan 20:24 për gjermanët dhe 23:22 për Malin e Zi, dhjetëminutëshi i vetëm i fituar.

Franz Wagner me 22 pikë e 8 kërcime ishte më i dalluari te Gjermania, ku u veçua edhe Dennis Schroder me 21 pikë të shënuara.

Te Mali i Zi, u dalluan Nikola Vuçeviq me 23 pikë e 10 kërcime dhe Kyle Allman me 18 pikë të realizuara.

Me këtë fitore, Gjermania ka tubuar 2 pikë në Grupin B sikurse Lituania, kombëtare që ndeshjet e radhës i luajnë të premten.

Gjermania përballet me Suedinë kurse Lituania luan kundër Malit të Zi.

Next Post

Massimo Moratti, në terapi intensive

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.