Saturday, 23. May 2026
Sport

Gjest i mirë i “Mërgimtarëve të Çerkezit”, i ndihmuan karateistit

GS 08/10/2024 1 Min. Lesezeit

Karateisti i “Bashkimi 2002” nga Kumanova, Besart Memeti, ka udhëtuar për në kampionatin botëror të karatesë për kadet, junior dhe U21 në Venedik të Italisë.

Trajneri i KK “Bashkimi”, Mursel Misiji falënderon shoqatën “Mërgimtarët e Çerkezit” dhe Komunën e Kumanovës që ndihmuan me mjete finansiare pjesëmarrjen e tij në këtë garë të madhe të karatesë.

“Sot, garuesi i K.K. “Bashkimi 2002” nga Kumanova Besart Memeti do të udhëton drejtë kampionatit botëror për kadet, junior dhe u21 i cili do të mbahet në Venecia të Italisë.

Faleminderim i veçant shkon për Shoqatën e mërgimtarve të Çerkezit dhe Komunën e Kumanovës që financuan pjesmarrjen në këtë eveniment.

Stafi i KK BASHKIMIT dhe trajneri Mursel Misini i dëshirojnë rezultat të lartë në kampionatin botëror”, shkruan në faqen e KK Bashkimi.

Teilen: