Monday, 3. August 2026
Sport

Gjigandi europian seriozisht në garë për Teo Hernandez, ja shuma që kërkon Milani në këmbim të francezit

GS 26/02/2024 1 Min. Lesezeit

Teo Hernandez është kthyer në një nga objektivat kryesorë të Bajernit të Mynihut, me gjigandët e Gjermanisë që e shohin francezin si zëvendësuesin e duhur të Alfonso Dejvis, me këtë të fundit që pritet të transferohet te Reali i Madridit në verën e ardhshme.

teo hernandez

Edhe pse dëshira e 26-vjeçarit francez është që të vazhdojë në “San Siro”, duket se Milani nuk e sheh atë si të pashitshëm.

Siç bëjnë me dije mediat pranë klubit kuqezi, “Djalli” është gati të negociojë me çdo klub që kërkon shërbimet e Teos, nëse oferta e tyre e parë është minimumi 100 milionë euro.

Milani nuk ka ndërmend që ta humbasë për më pak se një shumë të tillë dhe duket se është gati që të ulet në tavolinën e bisedimeve me Bajernin.

PANORAMASPORT.AL

Teilen: