• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Tuesday, July 1, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Gjimshiti do të pauzoj tri javë

04/09/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Mbrojtësi i Shqipërisë, Berat Gjimshiti nuk do të jetë në gjendje të luaj të paktën deri në fund të këtij muaji.

Klubi i tij nga Serie A, Atalanta ka njoftuar se Gjimshiti është i detyruar të pauzojë për tri javë pas lëndimit që e pësoi në ndeshjen e fundit kampionale kundër Interit.

Gjimshiti ka lënduar muskulin e kofshës në disfatën 4:0 dhe për shkak të këtij datimi nuk do të jetë pjesë e Kombëtares së Shqipërisë për dy ndeshjet e këtij muaji në kuadër të Ligës së Kombeve.

Shkaku i lëndimit, Gjimshiti do t’i mungoj Atalantas në tri ndeshje, dy në kuadër të kampionatit italian dhe një tjetër në Ligën e Kampionëve. Ai nuk do të jetë në dispozicion të trajnerit Gian Piero Gasperini për duelet me Fiorentinën, Arsenalin dhe Comon.

Tek Atalanta janë optimistë se Gjimshiti do të rikthehet për përballjen kundër skuadrës së Bolognas, ndeshje kjo që luhet më 29 shtator dhe i takon xhiros së 6-të të kampionatit italian.

31-vjeçari këtë sezon ka regjistruar 4 paraqitje deri më tani për Atalantan, ekip me të cilin ka kontratë deri në verën e vitit 2026.

 

Next Post

Liverpuli gati të nisë bisedimet me Salah, sulmuesi egjiptian dëshiron të qëndrojë

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.