Atalanta ka barazuar pa gola në shtëpi përballë Venecias. Një rezultat mëse zhgënjys për skuadrën e Gjimshitit, që kishte mundësinë të afrohej me kreun.
Lajm pozitiv është që Gjimshiti e luajti të plotë këtë takim. Për më tepër mori një vlerësim 7.4 nga “Sofascore”.
Kujtojmë se ndaj Empolit doli duke çaluar duke shqetësuar për një dëmtim. Venecia i befasoi në javën e 27-të. Pika për Venecian ka mjaft vlerë, pasi po luftohet për mbijetesë.
Atalanta mban vendin e tretë me 2 pikë më pak se kryesuesit e Interit, që përballen sot me Napolin.
PANORAMASPORT.AL