• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Friday, May 23, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Gjinovci vlerësohet lart për kontributin e tij në hendboll

06/08/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Në Sallën e Administratës Qendrore të Universitetit të Prishtinës, të martën paradite, është mbajtur mbledhja komemorative për Izet Gjinovcin.

Gjinovci, i cili kishte një jetë në hendboll, ndërroi jetë të hënën paradite në moshën 63-vjeçare.

Prej vitit 2002 e ka mbajtur pozitën e sekretarit të përgjithshëm të FHK-së, ndërsa për më shumë se katër dekada ishte në hendboll, ndërsa ka kontribuar në pozita të ndryshme.

Për kontributin e çmueshëm të Gjinovcit, foli presidenti i FHK-së, Eugen Saraçini.

“Shumë e vështirë të flas për Izetin, të cilin e kam njohur për më shumë se dy dekada. Ai ka hyrë në histori të hendbollit dhe sportit kosovar me përkushtimin, angazhimin, ndihmën dhe përkrahjen e klubeve dhe të ekipeve kombëtare të hendbollit. Ishte e këndshme të punosh me Izetin, edhe atëherë kur nuk kemi pasur mendime të harmonizuara. Por një situatë e tillë kalohej për pak sekonda. Së bashku ia kemi dalë”, ka thënë presidenti Saraçini, që ka ndarë me të pranishmit e shumtë momente të veçanta nga e kaluara e përbashkët me të ndjerin.

Në emër të institucioneve të Republikës së Kosovës, për personalitetin e Izet Gjinovcit foli Daulina Osmani, zëvendësministre e Kulturës, Rinisë dhe Sportit. Ajo e ka cilësuar Gjinovcin doajen të hendbollit dhe sportit kosovar.

“Ishte frymëzim, shtyllë kyçe e zhvillimit të sportit të Kosovës. Vepra e tij është motiv e frymëzim për gjeneratat e reja. Izeti ka qenë prej të paktëve nga komuniteti sportiv prej të cilit kam dëgjuar rrëfime për sportin e Kosovës”, ka thënë zëvendësministrja Osmani.

Në emër të familjes ka folur bashkëshortja e të ndjerit, Valbona, e cila ka falënderuar Dr. Ilir Kurtishi për kujdesin e madh për tri vjet ndaj Gjinovcit, bashkëpunorët e të ndjerit, duke ve Muhamet Arifin, asistentin e tij.

Për vdekjen e Gjinovcit, ka reaguar edhe EHF-ja, që ka thënë se ai do të kujtohet për kontributin e tij të jashtëzakonshëm në zhvillimin e hendbollit kosovar.

Varrimi i të ndjerit bëhet në ora 17:00 në varrezat e fshatit Makërmal, në komunën e Skenderajt.

 

Next Post

Fonseca ndryshon Milanin

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.