Gjykata Administrative e Shkallës së Parë Tiranë ka shfuqizuar vendimin e Sekretariatit për Procedurat, Votimet dhe Etikën për përjashtimin me 60 ditë nga pjesëmarrja në seancat plenare dhe komisionet parlamentare të deputetëve të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi dhe Klevis Balliu.
Gjykata ka vendosur shfuqizimin e vendimin nr. 15, datë 12.10.2026, ndërsa ka përcaktuar që vendimi i saj të ekzekutohet menjëherë. Vendimi i Sekretariatit parashikonte përjashtimin e dy deputetëve për një periudhë 60-ditore nga punimet e Kuvendit dhe komisioneve parlamentare.
Me vendimin e ri, masa disiplinore ndaj Bardhit dhe Balliut shfuqizohet.
/rtsh.al/
Teilen: