Një gjykatë në Barcelonë ka dënuar Hugo Mallo, ish-kapiten i Celta Vigo dhe futbollist aktual i Aris Selanik, për abuzim seksual ndaj një vajze që punonte si nxitëse e tifozëve për Espanyol. Faktet datojnë në 24 prill 2019, me rastin e ndeshjes mes Celta Vigo dhe Espanyol në stadiumin e skuadrës katalanase.
Sipas vendimit, të cituar nga agjencia Europa Press, është vërtetuar se kapiteni i atëhershëm i skuadrës së Galicisë, para fillimit të ndeshjes dhe gjatë prezantimit të skuadrave në fushë, “përpiu” njërën nga të dy maskotat (një papagall i ekipit Espanyol), me qëllim për të kënaqur shpirtin e tij epshor.
Ai ka përçmuar integritetin seksual të vajzës, duke prekur gjoksin e saj pa pëlqimin e saj.
Për sulmin, të filmuar në një video që mohonte versionin e futbollistit që thoshte se nuk ishte i përfshirë në akuza, gjykata e dënoi Mallo me 20 muaj burg dhe rreth 1000 euro dëmshpërblim viktimës së abuzimit për dëmim moral të shkaktuar.