Sunday, 29. March 2026
Sport

Gjyqtarët kosovar drejtojnë tjetër ndeshje evropiane

GS 30/07/2024 1 Min. Lesezeit

UEFA ka bërë një tjetër delegim të gjyqtarëve të Kosovës për të drejtuar ndeshje të garave evropiane, ka bërë të ditur FFK të martën.

Genc Nuzës i është besuar ndeshja e raundit të dytë kualifikues të Ligës së Konferencës, ku përballen Slasku i Polonisë me Rigan e Letonisë.

Kjo ndeshje luhet të enjten në Poloni prej orës 20:30, ndërsa Nuza do të jetë gjyqtar kryesor.

Nuza do të asistohet nga Fatlum Berisha e Bujar Selimaj, ndërsa gjyqtar i katërt do të jetë Dardan Çaka.

Në duelin e parë të luajtur javën e shkuar ndërmjet këtyre dy skuadrave, Riga e ka fituar me rezultatin minimal 1:0.

Teilen: