Nuk ishte vetëm trajneri Jose Mourinho që ofendoi gjyqtarin anglez Anthony Taylor pas finales së Evropa Ligës me Sevillan, pasi disa tifozë të Romës u përpoqën ta ngacmonin edhe në aeroport.
Performanca nga gjyqtari u konsiderua e diskutueshme për disa vendime, duke përfshirë mënyrën se si ai shpërndau kartonët e verdhë pothuajse ekskluzivisht për Giallorossi dhe refuzoi ankesat për penallti për hendboll.
Ai kishte caktuar edhe një penallti për Sevillas që u revokua pas një rishikimi të VAR, pasi goditja ishte e pastër.
Mourinho u kap në kamera duke e quajtur Taylorin një “turp” në parkingun e stadiumit pas humbjes në penallti.
Tani Sportitalia ka publikuar pamjet e një grupi mbështetësish të Romës, të cilët e panë Taylor-in në aeroportin e Budapestit dhe e rrethuan, duke synuar jo vetëm ofendime, por edhe duke tentuar ta shtyjnë fizikisht dhe t’i heqin çantën e shpinës.
Dikush madje hodhi një karrige teksa po e çonin në një zonë të sigurt nga stafi i aeroportit.
Më poshtë lajmi.net jua përcjellë momentin në fjalë:
L’arbitro Taylor in aeroporto trova alcuni tifosi della Roma che non hanno gradito L’arbitraggio di ieri sera… live SPORTITALIA canale 60 @tvdellosport @AlfredoPedulla @tancredipalmeri pic.twitter.com/xtv6b4X8u9
— Michele Criscitiello (@MCriscitiello) June 1, 2023