• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Friday, May 9, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Gjyqtari e paraqet Liridon Lecin në Policinë e Kosovës për kërcënim

19/09/2023
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Trajnerit Liridon Lecit, i cili e drejton Flamurtarin në ligën e Parë të Kosovës, ka humbur 5:1 me skuadrën e tij nga Ramiz Sadiku.

Sfida u zhvillua të shtunën dhe i takoi xhiros së katërt të grupit B të Ligës së Parë.

  

Lecin e paraqiti në polici nga gjyqtari kryesor i kësaj ndeshje, Ersen Janovali.

Komisioni i Garave i Federatë së Futbollit të Kosovës ka njoftuar se gjyqtari Janovali e ka paraqitur në polici pas kërcënimeve gjatë dhe pas përfundimit të ndeshjes nga trajneri i Flamurtarit, Liridon Leci. Siç shkruan në raportin e KG-së, Leci pas përfundimit të pjesës së parë ka vrapuar drejt gjyqtarit Janovali, të cilin e ka kërcënuar. Leci sipas KG-së me kaq nuk ishte ndalur.

“Pas ndëshkimit kryetrajneri Liridon Leci humb tërësisht kontrollin dhe fillimisht i shkel këmbën gjyqtarit kryesor, bën dorën grusht dhe fillon ta ofendojë rëndë atë personalisht dhe familjen e tij. Pasi gjyqtarët kanë hyrë në zhveshtore pas pak hyn edhe Liridon Leci dhe vazhdon të ofendojë në baza familjare dhe tenton ta sulmojë gjyqtarin kryesor, mirëpo pengohet nga dy asistentët e gjyqtarit kryesor, pastaj ndërhyn policia dhe e largon nga zhveshtorja e gjyqtarëve. Pas përfundimit të ndeshjes dhe të nesërmen, i njëjti ka vazhduar me kërcënimin përmes rrjeteve sociale për çka gjyqtari kryesor i kësaj ndeshje ka hapur rast në polici”, shkruan tutje në raportin e KG të FFK-së.

  

  


Next Post

Milan ka gati goditjen 40 milionëshe për repartin e mbrojtjes

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.