Presidenti i FIFA-s udhëton kudo me avionin e tij për të parë në stadium dy ndeshje në ditë, por këtë herë situata është ekzagjeruar pak.
Orët e fundit janë bërë virale në rrjetet sociale imazhet e presidentit të FIFA-s, Gianni Infantino, i ulur në tribunën e “Metlife Stadium” të New York, duke parë ndeshjen Gjermani-Ekuador.
Ai është shfaqur gjithashtu edhe në Philadelphia për të parë Bregu i Fildishtë – Curaçao, që luhej në të njëjtën orë.
Menjëherë në rrjet u shtrua pyetja: si është e mundur? Shpjegimi është i thjeshtë: mes dy qyteteve ka një distancë që bëhet për 45 minuta me një fluturim direkt, kështu që është shumë e vështirë që Infantino të asistonte në të dyja ndeshjet.
Fotot që qarkullojnë në rrjetet sociale mund të jenë “fake”, të bëra me inteligjencë artificiale. Sepse presidenti i FIFA-s ishte realisht i pranishëm në ndeshjen Bregu i Fildishtë-Kuraçao.