Sunday, 23. August 2026
Sport

Gjyqtari nuk e kuptoi festën e futbollistit shqiptar, e ndëshkon

GS 18/12/2024 1 Min. Lesezeit

Mesfushori shqiptar, Lindon Selahi shënoi një gol në derbin e javës së 17-të në elitën e futbollit kroat ndaj Hajduk Splitit. 

Pas golit, lojtari i Rijekas festoi në mënyrë interesante. Një festim i ri që po bëhet viral në gjithë botën, por gjyqtari i ndeshjes e ndëshkoi me karton të verdhë. 

Ai nuk e kuptoi se Selahi bëri festimin që po bën bujë në rrjetet sociale si “chill guy”.  

Me këtë ndëshkim, mesfushori shqiptar do të mungoj në ndeshjen e ardhshme për Rijekën.

Teilen: