Gleison Bremer si Xhorxho Kielini. Dhe jo vetëm për ndërhyrjet difensive që bëri në fushë.
Braziliani i Juventus, i shpallur edhe “Njeriu i ndeshjes”, në derbi e mbylli takimin me Torinon i fashuar në kokë dhe me një manikotë në fytyrë, duke kujtuar shumë pamjet e shpeshta të Xhorxho Kielinit, i cili kur ishte puna për të luftuar, nuk tërhiqej edhe sikur të dëmtohej rëndë.
Dhe duke parë pamjen e tij edhe Bremer nuk ka dashur që të humbë rastin dhe të thërrasë në apel Kielinin nëpërmjet rrjeteve të tij sociale, duke postuar fotot të tij nën fjalët: “Xhorxho Kielini, më fal që të mora këtë stil borxh”, “nënshkruante” Bremer, një koment i cili shkaktoi shumë të qeshura në rrjet.
PANORAMASPORT.AL