Friday, 15. May 2026
Sport

Gol dhe asist, Cikalleshi vjen nga stoli dhe i dhuron fitoren Konyasporit

GS 25/11/2023 1 Min. Lesezeit

Gol dhe asist, Cikalleshi vjen nga stoli dhe i dhuron fitoren Konyasporit!

Sokol Cikalleshi protagonist në Turqi. Sulmuesi i kombëtares shqiptare u fut në fushë në minutën e 60’ në ndeshjen Konyaspor-Kasimpasa.

Dhe katër minuta më pas zhbllokoi takimin, duke kaluar në avantazh skuadrën vendase. 33-vjeçari shfrytëzoi një pasim të bukur nga e majta dhe dërgoi topin në rrjetë.

Duke ndezur festën e tifozëve të Konyasporit. Ky është goli i pestë sezonal në Superligën turke për sulmuesin shqiptar.

Teilen: