Për Rafinjën, gjithçka po shkon në rregull, edhe kur gabon dhe e vendos këmbën në vendin e gabuar. Ishte ai që hapi rrugën e fitores së Barcelonës kundër Dortmundit të mërkurën në mbrëmje, në ndeshjen e vajtjes në çerekfinalet e Ligës së Kampioneve.
Ai shtyu një gjuajtje të Kubarsit, që po hynte në rrjetë dhe në të cilën braziliani rrezikoi pozicionin jashtë loje. Ky ishte goli i tij i dymbëdhjetë në këtë edicion të Ligës së Kampionëve, duke qenë golashënuesi më i mirë i kompeticionit.
Dhe pa qenë një sulmues. Por kontributi i tij për sa i përket asaj që ishte thjesht e regjistruar nuk u ndal me kaq. Në golin e dytë për blaugranat, Rafinja dha asistin për Levandovskin. Për të ishte asisti i tij i gjashtë në kompeticion. Ai nuk u ndal me kaq dhe u shfaq sërish. Me një pasim preciz, këtë herë me këmbën e majtë, që Lamine të bënte pjesën tjetër. Asisti i dytë i mbrëmjes dhe përfshirja direkte në tre nga katër golat e Barçës.
NJË HAP LARG LEOS – Duke shtuar dy rekordet, Rafinja ka marrë pjesë direkt në 19 gola të Barcelonës (gola dhe asiste), duke arritur shifra që i pat arritur vetëm Leo Mesi në formën e tij më të mirë në Champions në sezonin 2011-12.
Asnjë lojtar i Barçës nuk i ka tejkaluar ndonjëherë këto shifra, dhe Rafinja, me të paktën tri ndeshje të Ligës së Kampionëve të mbetura – duke supozuar se ata arrijnë në gjysmëfinale – ka shansin për ta bërë këtë. Dhe duke pasur parasysh formën e tij aktuale, duket e vështirë të besohet se ai nuk mund ta arrijë atë.
PANORAMASPORT.AL