Wednesday, 21. January 2026
Sport

Golf, Kosova anëtarësohet në Federatën Ndërkombëtare

GS 16/12/2025 1 Min. Lesezeit

Federata e Golfit e Kosovës (FGK) ka shënuar një moment historik të martën, duke u pranuar zyrtarisht si anëtarja e 154-të e Federatës Ndërkombëtare të Golfit (International Golf Federation – IGF).

Ky pranim përfaqëson një hap të rëndësishëm për zhvillimin dhe ndërkombëtarizimin e sportit të golfit në Kosovë, njofton Federata e Golfit e Kosovës.

Anëtarësimi në IGF i hap rrugë Kosovës për pjesëmarrje në gara dhe aktivitete ndërkombëtare, përfshirë edhe ngjarje të mbështetura nga lëvizja olimpike.

“Kosova – Anëtarja e 154-të e IGF. Një ëndërr e bërë realitet. Një rrugëtim që sapo ka filluar”, mbyllet njoftimi i FGK-së.

Teilen: