Friday, 4. September 2026
Futboll

Gonçalo Ramos: Nëse Milani ka shpenzuar kaq shumë, do të thotë se ka besim tek unë

GS 04/09/2026 2 Min. Lesezeit

“Për mua do të jetë një sezon pozitiv nëse fitojmë titullin”. Gonçalo Ramos nuk fshihet dhe përsërit ambiciet e Milanit, që sigurisht nuk nis mes favoritëve për titullin. “Nuk mendoj se sa jam blerë nga klubi. Nëse kanë shpenzuar kaq shumë, do të thotë se kanë besim tek unë, – tha sulmuesi portugez për Dazn. – Mua më pëlqen presioni, dua të bëj diçka magjike për këtë klub”.

Misioni i ish-sulmuesit të PSG-së dhe Benfikës është të shënojë. Ai ia doli në debutimin në “San Siro” kundër Venezia, pas disa rasteve të humbura: “Nëse mendon çdo herë për rastet kur ke gabuar, nuk mund ta ndihmosh skuadrën dhe të shënosh golin e radhës. Besoj se jam një futbollist me përvojë dhe dua t’i sjell skuadrës mentalitetin tim fitues”. Për “mallkimin” e fanellës me numrin 9 te kuqezinjtë tha: “Nuk mendoj për këtë. Për Giroud nuk ishte e tillë. Ta veshësh këtë numër është një nder, jo problem”.

Për transferimin nga PSG te Milani: “Amorim më telefonoi kur isha në Botëror dhe do ta kujtoj përgjithmonë. Sidoqoftë, unë isha tashmë i bindur se do të vija në Milano”.

Teilen: