Monday, 2. November 2026
Sport

Grabitje me armë në një bankë te Komuna e Parisit, autori i maskuar kërcënon punonjësit dhe largohet

GS 02/11/2026 1 Min. Lesezeit

Një grabitje me armë është regjistruar në zonën e Komunës së Parisit në Tiranë, ku objektiv ka qenë një filial i një banke të nivelit të dytë.

Sipas informacioneve paraprake, një person i maskuar ka hyrë brenda ambienteve të bankës dhe, nën kërcënimin e armës, ka kryer grabitjen. Pas ngjarjes, autori është larguar në drejtim të paditur.

Ende nuk ka informacion zyrtar lidhur me shumën e parave të grabitura.

Në vendngjarje grupi hetimor vijon mbledhjen e provave dhe identifikimin e autorit. Policia po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe kapjen e personit përgjegjës.

/rtsh.al/

Teilen: