Monday, 2. November 2026
Sport

Xhaka pranon krizën e Sunderlandit

GS 02/11/2026 1 Min. Lesezeit

Kapiteni Granit Xhaka ka pranuar krizën e rezultateve te skuadra e Sunderlandit, që nuk po mund të largohet nga fundi i tabelës.

Aktualisht, Sunderlandi ka vetëm një fitore pas nëntë xhirove të luajtura në Premier League, ndërsa mbetet i 20-ti në tabelë me 5 pikë të tubuara.

Xhaka ka insistuar se gabimet individuale janë arsyeja prapa formës së dobët të ekipit në kampionat dhe se lojtarët duhet të reagojnë për të dalë nga kjo krizë rezultatesh.

Sipas Xhakës, faji nuk është te Regis Le Bris pasi ekipi po përgatitet për ti fituar ndeshjet gjatë tërë javës, por në lojë skuadra nuk po i përgjigjet kërkesave të trajnerit.

“Gabimet individuale po na mbysin për momentin dhe nëse nuk i ndalim, atëherë nuk do të mund të fitojmë. Ne kemi ekip për t’i kthyer gjërat në rrugën e duhur por duhet të bëjmë që gabimet të ndalen”, ka thënë Xhaka ndër të tjera.

Ndeshjen e radhës në kampionat, Sunderlandi e luan të dielën në shtëpi kundër skuadrës së Chelseat.

Teilen: