Futbollisti Lavdim Grainca ka vazhduar me klubin nga Lipjani, Ulpiana.
Skuadra e Ulpianës synon të organizohet sa më mirë për edicionin e ri, me të vetmin qëllim: Rikthimin në elitën e futbollit të Kosovës.
“Mesfushori defanziv Lavdim Grainca, dhe KF Ulpiana arrijnë marrëveshje bashkëpunimi edhe për një vit.
Grainca erdhi te KF Ulpiana në janarin e këtij viti, ai qysh në ndeshjen e parë arriti të realizoj, madje pati edhe paraqitje shumë të mira, po ashtu e bindi projekti i klubit, dhe së bashku të arrijmë objektivat e klubit”, njofton KF Ulpiana.