Granit Xhaka e Ylber Ramadani dominojnë në Evropë për ndërprerje
Granit Xhaka dhe Ylber Ramadani janë dy prej mesfushorëve shqiptarë, që po spikasin deri tani në “Top 5” ligat kryesore të Europës. Bëhet fjalë sa u përket ndërprerjeve të aksioneve.
Xhaka është i vetmi që numëron mbi 100 ndërhyrje të sakta. Ramadani ndodhet në listë në vendin e tretë me 88 ndërhyrje, ndërsa më mirë ka bërë Lynen i Verder Bremen me 99 të tilla.
Pas Ramadanit mbeten emra si Lokateli, Kasemiro apo Rajs.
Teilen: