Futbollisti shqiptar, Brajan Gruda ka shënuar një gol të bukur në Bundesliga.
Gruda ndihmoi Mainz të merrte një pikë përballë Borussia Monchengladbachut, shkruan Lajmi.net.
Ndeshja e zhvilluar në kuadër të xhiros së shtatë në Bundesliga përfundoi me rezultat 2:2.
Gladbachu morri epërsinë me golin e Florian Neuhaus në minutën e 22-të.
Por, Gruda u kundërpërgjigj pas vetëm dy minutave me një supergol për të barazuar rezultatin në 1:1.
Në pjesën e dytë Mainz morri epërsinë me golin e Florian Neuhaus, por Monchengladbach arriti të barazojë në minutat e fundit të ndeshjes me anë të një goli nga Joe Scally.
Për Grudan ky ishte goli i parë në Bundesliga për këtë sezon pas pesë ndeshjeve që ka luajtur. /Lajmi.net/