Sunday, 23. August 2026
Sport

Guardiola: Fillojmë me rekorde të reja pas humbjes ndaj Aston Villës

GS 23/12/2024 1 Min. Lesezeit

Trajneri i Manchester City, Pep Guardiola, po përballet me një nga sezonet më të vështira në karrierën e tij.

Humbja 2-0 në “Villa Park” ndaj Aston Villës ishte humbja e 10-të e tij me Cityn këtë sezon, duke vënë në rrezik pozitat e tij.

“Ne thyem të gjitha rekordet, tani fillojmë me rekorde të tjera nga ana tjetër. Kjo është e vërteta”, u shpreh Guardiola.

Aktualisht, Manchester City është në vendin e 7-të në Premier League me 27 pikë, pas humbjes së fundit.

Teilen: