Sulmuesi nga Guinea, Serhou Guirassy është përforcimi më i ri i Borussia Dortmundit.
Dortmundi, të enjten e ka prezantuar Guirassyn, të cilin e ka transferuar nga skuadra e Stuttgartit.
ADVERTISEMENT
Për kartonin e Guirassyt, Dortmundi ka paguar 18 milionë euro kurse 28-vjeçari ka firmosur kontratë deri në verën e vitit 2028.
Guirassy shkëlqeu sezonin e shkuar, ku ishte golashënuesi i dytë më i mirë i Bundesligës me 28 gola të realizuar në po aq paraqitje kampionale.
Ai bëhet lojtari i dytë që i bashkohet Dortmundit këtë verë nga skuadra e Stuttgartit pasi një lëvizje të tillë këtë muaj e ka bërë edhe mbrojtësi Waldemar Anton.