Sunday, 19. April 2026
Futboll

Haalaaaaaaaaand, Man. City sërish në avantazh. Arsenal ka më pak se 25 minuta për të shpëtuar sezonin (video)

GS 19/04/2026 1 Min. Lesezeit

Manchester City ka rigjetur avantazhin ndaj Arsenalit, në “finalen” e sezonit që po luhet në këto momente në “Etihad” dhe “Qytetarët” po kryesojnë 2-1.

Pas një kombinimi të bukur mes Jeremie Doku dhe Nico O’Reilly, ky i fundit asiston për Erling Haaland, norvegjezi nuk mund të gabonte nga ai pozicion që ishte dhe dërgoi topin në rrjetën e David Raya. Festë e madhe te “Qytetarët” e sidomos nga trajneri Pep Guardiola.

Kujtojmë se pjesa e parë u mbyll në barazim 1-1, pas dy golave të shpejtë për dy minuta nga të dyja skuadrat. Pas një asisti të marrë nga Matheus Nunes, ishte Rayan Cherki që tregoi gjithë klasin e tij, duke kaluar Man. City-n në avantazh në minutën e 16-të.

Në minutën e 18-të, pas një gafe të pafalashme të Gigio Donnarumma-s, ishte Kai Havertz që dërgoi topin në rrjetë, duke barazuar shifrat.

SHIKOGOLAT

Teilen: