Në fjalimin e tij të gjatë zgjedhor, kandidati presidencial Enrique Riquelme ka premtuardy lëvizje të mëdha për Real Madridin.
Në fakt, Riquelme iu kundërpërgjigj premtimeve të Florentino Perezit, i cili njoftoi se tashmë ka mbyllur marrëveshjet për Denzel Dumfries, Ibrahima Konate dhe trajnerin Jose Mourinho.
Rivali i Perezit, Enrique premtoi se nëse zgjidhet president i Real Madridit, dy transferimet e tij në “Santiago Bernabeu” do të jenë sulmuesi Erlind Haaland dhe mesfushori Rodri, të dy pjesë e Manchester Cityt.
Sipas rivalit të Perezit, si Haaland ashtu edhe Rodri do të luajnë për Real Madridin nëse ai fiton në zgjedhjet që do të mbahen këtë fundjavë.
Zgjedhjet presidenciale në klubin mbretëror, do të mbahen këtë të diel, ndërsa presidenti do të ketë mandat deri në vitin 2030.
Megjithatë, nuk ka vonuar shumë pasi Manchester City ka reaguar ndaj deklaratave të Riquelmes, të cilat i ka quajtur të rreme.
Për më tepër, ekipi anglez ka paralajmëruar veprime ligjore kundër Enrique Riquelmes, duke insistuarse si Haaland ashtu edhe Rodri kanë kontrata afatgjata me Cityn.