Në pritje të dënimit, te Manchester City janë të shqetësuar për të ardhmen e ekipit dhe disa prej yjeve kryesorë.
Në qendër të vëmendjes është sulmuesi norvegjez, Erling Haaland, i cili mund të largohet nga City, varësisht prej dënimit të klubit.
City është shpallur fajtor nga Premier League për 114 nga 115 akuzat për shkelje të rregullave financiare nga sezoni 2009/10 deri më 2017/18.
Haaland ka kontratë valide deri në vitin 2034 me skuadrën angleze, e cila ka mohuar kategorikisht akuzat e bëra nga Premier League.
Në një intervistë të shkurtër për të ardhmen e tij, nëse City shpallet fajtor, Haaland ka thënë se ka besim te klubi anglez.
“Nuk e kam menduar, kam besim te klubi pasi ata e dinë se çfarë duhet të bëjnë”, ka thënë shkurt Haaland.
Ai është pjesë e Cityt prej vitit 2022 dhe në sezonin aktual ka shënuar 7 gola në po aq paraqitje deri më tani në të gjitha garat.