Thursday, 10. September 2026
Sport

Haaland largohet nga City në fund të sezonit

GS 10/09/2026 1 Min. Lesezeit

Sulmuesi Erlind Haaland po planifikon të largohet nga skuadra e Manchester Cityt në fund të sezonit aktual, pasi nuk është aspak i kënaqur me trajnerin Enzo Maresca.

Në të vërtetë, Haaland po synon që verën e ardhshme të largohet nga futbolli anglez për të vazhduar karrierën në Spanjë.

Bëhet e ditur se agjentët e sulmuesit norvegjez, tashmë kanë zhvilluar kontakte me përfaqësues të Barcelonës, ekip që po synon transferimin e Haalandit.

Te Barcelona kanë filluar të shqyrëtojnë mundësinë e aktivizimit të klauzolës së lirimit të Haalandit në vlerë prej 175 milionë eurosh, pasi ai ka kontratë me Cityn deri në vitin 2034.

Sulmuesi 26-vjeçar iu bashkua Cityt nga Borussia Dortmundi në vitin 2022 kurse në sezonin aktual, Haaland ka shënuar 5 gola në po aq paraqitje.

Krahas Barcelonës, thuhet se situatën e Haalandit te skuadra angleze po e monitorojnë edhe Real Madridi e Paris Saint-Germaini.

Teilen: