Sunday, 17. May 2026
Sport

Haaland nuk shënon me Norvegjinë

GS 06/09/2024 1 Min. Lesezeit

Erling Haaland është një nga futbollistët më të mirë në botë momentalisht.

Ai po shkëlqen edhe këtë fillim sezoni me Manchester Cityn, por paraqitjet e tij për kombëtaren e Norvegjisë janë larg asaj te kampioni anglez.

Norvegjia sot luajti ndeshjen e parë të sezonit të ri të Ligës së Kombeve, por nuk arriti më shumë se një barazim 0-0 me Kazakistanin.

Erling Haaland edhe pse ishte në lojë që nga fillimi, nuk arriti të lejë shenjë në këtë përballje.

Madje ai ishte futbollisti me notën më të vogël në ndeshje.

Teilen: