Erling Haaland ka tërhequr edhe më shumë vëmendjen e botës pas një botërori pozitiv me Norvegjinë. Bëhet fjalë për të ardhmen e tij dhe babain e tij Alfie, që bëri një deklaratë surprizë pas pëfundimit të Kupës së Botës.
Behet fjalë për thashethemet rreth transferimit të tij te Real Madrid, klub që prej kohësh dëshiron të nënshkruajë sulmuesin norvegjez. “Nuk dua të flas shumë për klubet e tjera, ai është shumë i lumtur me Manchester City tani”, tha babai i Haaland.
“Ai ka një kontratë të gjatë dhe po presim sezonin e ri“, tha më tej filloi Haaland Sr. në lidhje me një transferim te “los blancos”, ai shtoi: “Kushdo do të donte të luante për Real Madrid dhe të luante me ta në Champions League”.
“Kush e di, gjithmonë ka një mundësi në futboll. Ka klube fantastike në Spanjë, klube të mëdha. Askush nuk e di se çfarë mund të ndodhë. Por tani për tani, ai është i lumtur në Angli, te Manchester City”, deklaroi babai i Haaland.