• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Saturday, May 17, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Haalandi me shokë e festojnë me qebapa fitoren ndaj ‘Dardanëve’

06/06/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Jaskiret Singh Bal është pronar i një restoranti të qebapëve dhe dynerëve në Oslo. Ai mori një telefonatë nga Federata Norvegjeze e Futbollit të mërkurën dhe përfundoi duke shërbyer qebapa për të gjithë ekipin kombëtar.

Kjo ndodhi të mërkurën pas fitores së Norvegjisë kundër Kosovës me rezultat 3-0 në Oslo.

“I kam ushqyer pesëdhjetë njerëz nga Federata Norvegjeze e Futbollit”, tha ai për gazetën norvegjeze VG.

Image

Haalandi me shokë e festojnë me qebapa fitoren ndaj ‘Dardanëve’

Natyrisht, në stadiumin Ullevaal kishte shumë njerëz të uritur për qebapa, shkruan sot Aftenposten. Sepse pas fitores 3–0 ndaj Kosovës, pronari i Tasen Cafebar dhe kolegët e tij shkuan në hotelin e lojtarëve për t’i shërbyer atyre dhe stafit mbështetës.

“Djemtë ishin të lumtur. Mund ta imagjinoni pas një fitoreje”, tha Singh Bal derisa përshkroi atmosferën në kampin e kombëtares norvegjeze.

Por qebaptori thotë se nga federata e futbollit u është thënë se janë vetëm tre foto që janë lejuar të shpërndajnë pas natës së të mërkurës.

Singh Bal tregon për efektin e madh nga vizita e Haaland dhe Odegaard vitin e kaluar. Thotë se klientët në restorantin e tij janë shtuar dukshëm pas reklamës që ia bënë dy futbollistët.

Kosova, në anën tjetër, zhgënjeu në një tjetër paraqitje me teknikun e ri në drejtim. Djemtë e gjermanit Franco Foda i shpenzuan edhe 90 minuta të tjerë pa shënuar gol, pas dështimit për të realizuar edhe në miqësoren e kaluar ndaj Hungarisë.

Për më keq, ‘Dardanët’ pësuan tri gola nga Norvegjia, me sulmuesin e klasit botëror, Erling Haaland që realizoi të gjithë golat e këtij takimi.

Për dallim nga Norvegjia, atmosfera në kampin e ‘Dardanëve’ ishte e natyrisht jo e mirë. Trajneri dhe lojtarët refuzuan të paraqiteshin në media pas disfatës së hidhur në Oslo. 

Next Post

Fiorentina e Bologna në garë për Bajramin

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.